Luxor 1 ka një arkitekturë moderne dhe shumë funksionale, është një nga rezidencat më të bukura të pozicionuara në një nga zonat më historike të Tiranës, në Pazarin e Ri! Edhe sot, kjo lagje vazhdon të jetë një nga tregjet më të mëdha të tregtisë në qytet. Eshtë një hapësirë që funksionon 24 orë, me fokusin më të madh në tregtinë e produkteve ushqimore në orët e mëngjesit, ndërsa pasdite për restorantet përreth dhe zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe kulturore si festivale, panaire, etj. Blerja e një prone në Luxor 1 paraqet një investim të fortë, për shkak të vendndodhjes qendrore të tij, e cila siguron lidhje të shkëlqyera transporti, si unaza e qytetit ose linjat e tjera urbane.