Historiku
Eksperienca jonë mbi 20-vjeçare në tregun e ideve dhe të veprave inxhinierike na ka lejuar të evolohemi vazhdimisht, por me baza të forta. Themelet tona shtrihen thellë, nën çdo vepër që kemi kuruar dhe janë të testuara nga koha. Edhe pse sot LIM-EM konsiderohet si një nga kompanitë e ndërtimit më prestigjoze në Shqipëri, ne kemi ditur t’ia nisim nga zero, pa djegur asnjë etapë. Nuk kemi anashkaluar asnjë përvojë e cila na ka bërë sot të identifikohemi si origjinalë, të besueshëm dhe novatorë.
LIM-EM u themelua në vitin 1999 si kompani e dedikuar në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë. Në vitin 2000, pasioni për cilësinë e lartë dhe për zhvillim na çoi krejt natyrshëm në zgjerimin e aktivitetit drejt realizimit të ndërtesave civile dhe të veprave infrastrukturore të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë.
Pas 20 vjetësh, mbi themelet tona ngrihen plot hijeshi 21 projekte të realizuara nga një ekip i konsoliduar me 150 profesionistë. Pas gjithë kësaj kohe, vazhdojmë t’i kemi sytë nga e ardhmja. Ajo që ndërtojmë do të mbetet për shumë gjenerata, dhe jemi krenarë që jemi pjesë e zhvillimit të qyteteve në Shqipëri!.
Çdo gjë që bëjmë, krijohet duke patur në qendër të vëmendjes njeriun. Ne besojmë se krijojmë jo vetëm vende pune dhe shtëpi, por një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Pasioni ynë
Pasioni ynë për të qenë krijues dhe për të ndërtuar me cilësi, vërtetohet nga vetë materialet që aplikojmë në projektet tona: të menduara për të krijuar një impakt pozitiv, për të nxitur mirëqenie.
Ky mentalitet legjitimohet nga eleganca e projekteve që përzgjedhim për të vënë në jetë. Sfidojmë çdo ditë terrenin dhe mbrojmë territorin . Pasioni ynë krijon hapësira të reja, ku për brendinë e tyre mendohet deri në detaj sesi të përmirësohen eksperiencat jetësore, si puna, pushimi, imagjinata apo sforcot për novacion. Hapësirat tona mendohen si plane ku vendosen të gjitha variablat që mundësojnë mirëqenie dhe progres.
Vizioni ynë
Për ne vlera si “besimi”, “përgjegjshmëria sociale” apo “profesionalizmi” nuk janë thjesht fjalë boshe për t’u afishuar sa herë na duhet të përshkruajmë veten. Janë rezultat i një pune të lodhshme e cila ka nevojë për elementin që i jep jetë edhe projekteve apo ideve më të guximshme. “Dedikimi” është fjala jonë kyçe. Përkushtimi është formula jonë për të krijuar marrëdhënie të besueshme me çdo klient dhe për një filozofi pune të shëndetshme. Jemi të përkushtuar të dëgjojmë komunitetet dhe nevojat e tyre. I qëndrojmë besnikë afateve kohore, zgjidhjeve të sigurta dhe me të njëjtën korrektësi ecim të sigurt drejt një vizioni ndërkombëtar. Ne jemi entuziast për të krijuar një ambient më të mirë për të jetuar dhe punuar. Ne synojmë të jemi kompania e parë e inxhinierisë, ndërtimeve dhe menaxhimit të projekteve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe Evropë.
Ne mbrojmë mjedisin
Lim – Em sheh një mundësi të shkëlqyeshme jo vetëm për të ndërtuar, por edhe në punën e tij për të mbrojtur edhe mjedisin. Drejtësia në zbatimin e parametrave ekologjikë të ambienteve në ndërtim e sipër është nën mbikëqyrjen e ekspertëve të mjedisit, të përkushtuar për të ruajtur ekuilibrin e mikro-sistemeve biologjike. Para fillimit të cdo projekti, ne bëjmë raport studimi dhe vlerësimi të ndikimit në mjedis për të realizuar të gjitha efektet pozitive dhe negative, në mënyrë që të minimizojmë çdo efekt negativ nëse ato janë, dhe ta shndërrojmë mjedisin në një vend më të mirë.
Çmimet
Kompania Lim-Em është vlerësuar me çmimin e Cilësisë IQC (International Quality Crown Award) duke ngritur kurorën e cilësisë në Londër, e njëkohësisht duke mbajtur lart emrin prestigjoz të kompanisë, dhe duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar mbi Cilësinë nga BID (Business Initiative Directions). Për Lim-Em cilësia është prioritet dhe pjesë e pandarë e filozofisë së punës.
Kompania Lim-Em është vlerësuar me çmimin “Ylli i Artë”, në Konventën e 16-të Ndërkombëtare, për “Lidership në Cilësi”, në Paris dhe punon konform të gjitha standarteve duke marrë çertifikime mbi mënyrën e menaxhimit të çdo komponenti lidhur me ndërtimin!