LIM-EM Pjesëmarrës në Panairin Global të Pasurivetë Paluajtshme: Real eXtate Fair

panairi

Nga data 12 deri më 14 qershor, Lim-Em mori pjesë dhe mbështeti si një ndër sponsorat kryesorë, panairin e parë të organizuar në Shqipëri për industrinë e pasurive të paluajtshme “Real eXtate Fair”.
Në këtë panair Lim-Em shfaqi angazhimin ndaj cilësisë dhe inovacionit, si dhe përforcoi pozicionin si një nga ndërtuesit kryesorë në tregun shqiptar.
Prej 25 vitesh klientët zgjedhin të investojnë për pronat e tyre në projektet Lim-Em, sepse besojnë në standardet europiane të punimeve, inovacionin dhe ekipin profesionist, të cilët punojnë pandërprerë për të arritur përsosmëri në çdo projekt.

Çfarë Përfaqësonte Panairi?

Panairin Global Real eXtate i Pasurive të Paluajtshme ishte një event i rëndësishme që mblodhi kompani lider nga sektorët e ndërtimit dhe turizmit, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe mundësitë e reja të investimit. Eventi u sponzorizua nga Lim-Em ndër të tjerë dhe ishte një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. Panairin Global Real eXtate ishte ambienti ideal për prezantimin e projekteve më të fundit në tregun e pasurive të paluajtshme mes të cilave u prezantuan edhe projektet Lim-Em.

Projektet e Prezantuara nga Lim-Em

Lim-Em ofron një portofol ekskluziv që nuk garanton thjesht një pronë, por edhe një mënyrë të re jetese. Çdo detaj është menduar me kujdes për të përmbushur nevojat dhe dëshirat e klientëve, duke krijuar ambiente që frymëzojnë dhe përmirësojnë cilësinë e jetës.
Gjatë panairit, u prezantuan katër nga projektet tona më të spikatura:

  1. Sol Residence: Me vendndodhje afër Pazarit të Ri, kjo rezidencë do të jetë një nga objektet më atraktive në Tiranë, ku modulariteti ndërthuret me stilin modern, i projektuar me kujdes dhe profesionalizëm për të siguruar një përvojë të rehatshme, elegante dhe funksionale për investitorët dhe banorët. Një kompleks modern rezidencial me dizajn inovativ dhe facilitete të larta.
  2. Art Residence: Me vendndodhje pranë Shkollës së Baletit, shumë pranë qendrës së Tiranës dhe vetëm pak metra larg atraksioneve historike të qytetit, paraqet një oportunitet të veçantë për banorët që duan të jetojnë në një ambient të bukur dhe të modernizuar. Një projekt që kombinon luksin me komoditetin e lartë
  3. Aluna Complex: Një kompleks multifunksional me hapësira të gjelbërta dhe ambiente rekreative për të transformuar një nga zonat e paprekura të Tiranës, në Paskuqan vetëm pak metra nga Bulevardi i Ri. 
  4. Viva Complex: Një projekt rezidencial i pozicionuar në rrugën Javer Malo, në një zonë që është pjesë e masterplanit të Bashkisë së Tiranës, me qëllim rivitalizimin e kësaj zone dhe ofrimin e një ambienti të përshtatshëm për një jetesë cilësore. Viva Complex ofron një kombinim të përsosur të banimit dhe hapësirave komerciale.

Stenda e Lim-Em

Stenda jonë ishte e vendosur në hyrje të panairit, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e vizitorëve dhe investitorëve. Prezantimi i projekteve tona ishte i detajuar dhe tërhoqi interes të madh, duke na mundësuar të ndajmë vizionin dhe planet tona për të ardhmen.

Një falenderim i madh shkon për të gjithë ata që vizituan stendën e Lim-Em dhe treguan interes për projektet tona. Angazhimi dhe mbështetja juaj janë forca që na shtyjnë përpara për të sjellë projekte të reja dhe inovative në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme.

Ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar të ardhmen dhe për të krijuar mundësi të reja për investitorët dhe banorët tanë. Për më shumë informacion rreth projekteve tona dhe mundësive të investimit, ju ftojmë të na kontaktoni ose të vizitoni faqen tonë të internetit.

Faleminderit për besimin dhe interesin tuaj!

Shiko më shumë për projektet tona

Latest Post