Pasioni Ynë

Pasioni ynë
Pasioni ynë për të qenë krijues dhe për të ndërtuar me cilësi, vërtetohet nga vetë materialet që  aplikojmë në projektet tona: të menduara për të krijuar një impakt pozitiv, për të nxitur mirëqenie.
Ky mentalitet legjitimohet nga eleganca e projekteve që përzgjedhim për të vënë në jetë. Sfidojmë çdo ditë terrenin dhe mbrojmë territorin . Pasioni ynë krijon hapësira të reja, ku për brendinë e tyre mendohet deri në detaj sesi të përmirësohen eksperiencat jetësore, si puna, pushimi, imagjinata apo sforcot për novacion. Hapësirat tona mendohen si plane ku vendosen të gjitha variablat që mundësojnë mirëqenie dhe progres.

Vizioni ynë
Për ne vlera si “besimi”, “përgjegjshmëria sociale” apo “profesionalizmi” nuk janë thjesht fjalë boshe për t’u afishuar sa herë na duhet të përshkruajmë veten. Janë rezultat i një pune të lodhshme e cila ka nevojë për elementin që i jep jetë edhe projekteve apo ideve më të guximshme. “Dedikimi” është fjala jonë kyçe. Përkushtimi është formula jonë për të krijuar marrëdhënie të besueshme me çdo klient dhe për një filozofi pune të shëndetshme. Jemi të përkushtuar të dëgjojmë komunitetet dhe nevojat e tyre. I qëndrojmë besnikë afateve kohore, zgjidhjeve të sigurta dhe me të njëjtën korrektësi ecim të sigurt drejt një vizioni ndërkombëtar. Ne jemi entuziast për të krijuar një ambient më të mirë për të jetua dhe punuar. Ne synojmë të jemi kompania e parë e inxhinierisë, ndërtimeve dhe menaxhimit të projekteve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe Evropë.

Ne mbrojmë mjedisin
Lim – Em sheh një mundësi të shkëlqyeshme jo vetëm për të ndërtuar, por edhe në punën e tij për të mbrojtur edhe mjedisin. Drejtësia në zbatimin e parametrave ekologjikë të ambienteve në ndërtim e sipër është nën mbikëqyrjen e ekspertëve të mjedisit, të përkushtuar për të ruajtur ekuilibrin e mikro-sistemeve biologjike. Para fillimit të cdo projekti, ne bëjmë raport studimi dhe vlerësimi të ndikimit në mjedis për të realizuar të gjitha efektet pozitive dhe negative, në mënyrë që të minimizojmë çdo efekt negativ nëse ato janë, dhe ta shndërrojmë mjedisin në një vend më të mirë.