Njësi tregtare me sipërfaqe 432m², e gjitha me fasadë xhami, në katin përdhe të rezidencës Luxor 2. E ndodhur pranë Qendrës Spitalore më të madhe të qytetit, kjo njësi është perfekte per zhvillim biznesi dhe ju ofron kthimin e investimit në më pak se 17 vjet, pasi ka kontratë të gatshme qiraje, afatgjatë deri 10 vjet. Hyrje me hapësirë dhe drite, me dy kate nëntokë parkimi.
Nuk ka dyshim se Luxor 2 është një ndërtim unik në llojin e tij. Askund tjetër në Tiranë nuk ka një zonë si Lapraka e cila ka një zhvillim të menjëhershëm duke u bërë një shtrirje e qytetit. Laprakë është një lagje që ndodhet në perëndim të qendrës kryesore. Luxor 2, është një vendbanim i rehatshëm, i cili ka hapësira argëtimi për fëmijë, një fushë futbolli, është pranë Spitalit Ushtarak të Tiranës, ofron ambiente të ndryshme tregtare dhe është vetëm 2 km larg qendrës së Tiranës, dhe 15 km nga Aeroporti “Nënë Tereza”