Ky ndërtim madhështor është një pjesë integrale e investimit të kompanisë në përmirësimin e imazhit dhe modernizimin e qendrës së qytetit të Durrësit. Kjo ndërtesë dallohet me linjat e saj moderne dhe stilin arkitektonik minimalist. Struktura përbëhet nga 6 kate rezidenciale dhe 1 nivel parkimi nëntokë, dhe afërsia e saj me qendrën e qytetit dhe plazhin ofron një pamje relaksuese. Ajo është e vendosur në mënyrë qendrore në qytetin e dytë më të madh në Shqipëri, Durrës. E pozicionuar në një pikë strategjike, pranë shëtitores së Durrësit, dhe përgjatë rrugës që të çon në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Gjendet afër Muzeut Arkeologjik dhe pishinave, me një fluks të lartë vizitorësh.