Art Residence, e vendosur pranë “Shkollës së Baletit”, shumë afër qendrës së Tiranës
dhe vetëm pak metra larg atraksioneve historike të qytetit, do të jetë një nga projektet
më frymëzuese dhe një vlerë e shtuar për zonën. Kjo rezidencë paraqet një
mundësi unike për banorët që duan të jetojnë në një mjedis të bukur dhe modern
.
Arti vjen si një nga rezidencat më luksoze, duke ofruar cilësi maksimale
ndërtimi dhe zona të dedikuara për komoditetin e banorëve. Arkitektura moderne
e ndërtesës harmonizohet me zonën përreth, duke përdorur elementë unikë
si harqe dhe materiale të lehta, duke e bërë Art Residence një
projekt mbresëlënës që do të rrisë bukurinë e zonës përreth.
Emri i rezidencës, “Art”, pasqyron jo vetëm dizajnin e saj të veçantë dhe frymëzues
, por edhe vlerat artistike dhe estetike që shoqërojnë këtë projekt.
Rezidenca e Artit: Ashtu si vetë emri!