Nëse u munduat shumë dhe nuk ia dolët të blini një shtëpi në vitin 2020, askush nuk mund t’ju fajësojë.
Viti i kaluar ishte i shënuar nga paqëndrueshmëria, me pandeminë covid-19 dhe tërmeti i fundvitit 2019,
nga të cilat u krijuan pasiguri ekonomike në industri, duke bërë që shumë nga ne të shqetësohen për të
ardhmen financiare. Ndërkohë, tregu i pasurive të paluajtshme mbeti i nxehtë duke u karakterizuar nga
çmime të larta dhe shtëpi që shiten në pak javë. Për shumë njerëz, e gjitha kjo situatë ishte shumë
kaotike për të bërë investime dhe blerje gjatë kësaj kohe. Por me mbërritjen e vaksinave dhe me
shpresën e përfundimit të shpejtë të pandemisë, shumë blerës po e kthejnë vëmendjen e tyre tek ky vit.
Më poshtë keni një vështrim të përgjithshëm të tregut të pasurive të paluajtshme për 2021 dhe çfarë
duhet të dinë blerësit e ardhshëm në lidhje me blerjen e shtëpive këtë vit.
2021-Çmimet e shtëpive
Sa i përket çmimeve të shtëpive, fatkeqësisht për blerësit, parashikimi i tregut për vitin 2021 duket se
nuk do të jetë në favorin e tyre. Çmimet e shtëpive pritet të rriten në shumë pjesë të vendit. Në
përgjithësi, çmimet mesatare të shtëpive parashikohet të rriten diku nga 2.7% – 5.7%.
Kjo është një shenjë domethënëse për tu marrë parasysh në mënyrë që ato që janë të pavendosur të
marrin një vendim sa më shpejt dhe të zgjedhin shtëpinë që i përshtatatet buxhetit të tyre.
Është e rëndësishme të theksohet që çmimet mund të ndryshojnë ndjeshëm nga zona në zonë. Pra,
sigurohuni të punoni me një kompani me përvojë që mund të konkurojë në tregun lokal.
Nëse jeni duke kërkuar një agjent që mund t’ju kursejë para kur blini një shtëpi, merrni parasysh Lim-em.
Do të përputheni automatikisht me një specialist të pasurive të patundshme i cili do të punojë për t’ju
kursyer sa më shumë para të jetë e mundur.
Trendet e tregut të shtëpive në 2021:
Këtu janë disa nga tendencat e pritura të pasurive të paluajtshme në vitin 2021 për tu mbajtur në
vëmendjen tuaj:
Rezidencat e reja qendrore
Ndërtimet e reja e qëndrore mbeten më të preferuat, për shkak të sigurisë e cilësisë që ndërtimet e reja
kanë dhe faciliteteve të vendndodhjes që ofrojnë. Po ashtu zonat qendrore janë elitare e në këtë
mënyrë përzgjedhja e kujdesshme e zonës përcakton dhe stilin e jetës që keni.
Periferitë
Pandemia dhe tërmeti i nëntorit 2019 i shtyu shumë blerës të kërkonin më shumë hapësirë dhe siguri
për veten dhe familjet e tyre. Kjo çoi në rritjen e interesit për shtëpitë periferike që zakonisht ofrojnë më
shumë pamje katrore në sipërfaqe më të mëdha. Kjo tendencë pritet të vazhdojë në vitin 2021.
Ndikimi i shtyrjes së qirave
Me goditjen e marrë nga pandemia, qeveria vendosi një moratorium mbi shtyrjen e qirave, duke
shpresuar të ndihmote njerëzit që nuk mund të paguanin qira-në. Kjo shtoi dhe më shumë pasigurinë
financiare e për pasojë shumë njësi tregtare u mbyllën dhe shumë shtëpi u boshatisëshin përpara
parashikimit e në këtë menyrë pronarët e njësive tregtare dhe apartamenteve duke u gjendur në këtë
situate, në pamundësinë e gjetjes së qiramarrësve të rinj, u detyruan të nxirrnin në shitje objektet.Kjo
çoi në një fluks të pronave të reja në shitje. Mbetet të shihet saktësisht se çfarë efekti do të ketë kjo në
tregun e pasurive të paluajtshme, por sidoqoftë është diçka për t’i kushtuar vëmendje.
Bëni hulumtimin tuaj
Kur shikoni parashikimin e tregut të shtëpive të vitit 2021, mund të duket në shikim të parë se është një
kohë e keqe për të blerë. Por çmimi i shitjes është vetëm një nga shumë faktorët që duhet të merren
parasysh kur kërkoni të blini një shtëpi. Në të vërtetë, marrëveshja që ju mbyllni në blerjen e një shtëpie
ka më shumë lidhje me rrethanat tuaja individuale dhe pronën specifike që dëshironi të blini, sesa me
tregun e pasurive të paluajtshme. Blerja e shtëpive në 2021 me siguri do të ketë disa përparësi dhe
disavantazhe. Por, duke bërë detyrat e shtëpisë dhe duke punuar me një nga kompanitë më me përvojë
që tregu Shqiptar ka, Lim-em , ju mund të merrni shumë dhe të gjeni shtëpinë e ëndrrave tuaja.