Juriste

Detyrat

  • Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjygjësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
  • Struktura, hartimi, rishikimi dhe negociimi në mënyrë efektive te kontratave të blerjes dhe shitjes, prokurimeve dhe kontratave të ndërtimit. Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;
  • Përgatitjen e dokumentacionit për tender / koncesion. Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria.
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime.
  • Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit fiskal dhe doganor si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në keto fusha.
  • Kryerja e korrespodencës me institucionet ose persona juridike.
  • Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria;

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master.
  • Kanë përparësi kandidatet të cilët kanë kryer studimet jashtë shtetit.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 5 vite.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
  • Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare.
  • Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike.
  • Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile.
  • Aftësia për të menaxhuar shumë projekte në të njëjtën kohë nën afatet te ngushta.
  • Të jetë i dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve.
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën italiane dhe/ose gjuhen angleze.

Shpërndaje njoftimin për Juriste

Share on whatsapp
Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email
Share on print

Apliko për Juriste

Pozicione të tjera

Ju duhet ndihmë? Kontakto